Categories Lajme

Trump nuk ndalet, mesazh mbështetësve huliganë: Zgjedhjet u vodhën, por shkoni në shtëpi!

Presidenti Donald Trump, më në fund ka reaguar, duke i kërkuar mbështetësve të tij huliganë, të largohen nga Kapitoli, të cilin e sulmuan gjatë seancës për çertifikimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale.

Trump fillimisht u kishte kërkuar protestuesve të jenë paqësor, por nuk kishte kërkuar largimin e tyre. Megjithatë, me tensionimin e situatës dhe pas kërkesës publike të presidentit të zgjedhur Biden, Trump më në fund ka pranuar të bëjë thirrje që protestuesit të largohen nga Kapitoli. Por, ai vijoi me deklaratat se zgjedhjet janë vjedhur edhe pse nuk ka asnjë provë për këtë.

‘’E dini që ju dhemb, e dini që jeni të lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër. Por duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe. Duhet të respektojmë njerëzit e ligjit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju dua! E di si ndiheni, por shkoni në shtëpi,– tha Trump.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka bërë një deklaratë, ku e quajti ngjarjen një “sulm të paprecedent ndaj demokracisë” dhe i bëri thirrje urgjente presidentit Trump, të kërkojë largimin e protestuesve nga Kapitoli.

“Në këto orë, demokracia jonë është nën një sulm të paprecedent, ndryshe nga çdo gjë që kemi prë në kohët moderne. Një sulm në kupolën e lirisë, në Kapitol”, tha Biden.

“I bëj thirrje presidentit Trump, të dalë në televizion kombëtar dhe të përmbushë betimin e tij për të mbrojtur kushtetutën dhe të kërkojë mbarimin e këtij rrethimi”, vijoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME