Categories Sport

Bayern dominon në pjesën e dytë, PSG zhgënjen sërish dhe eliminohet nga Champions

Bayern mposht më thjesht sesa çmendohej Paris Saint Germain e yjeve Mbappe dhe Leo Messi, dhe kualifikohet në çerekfinalet e Champions League.

Gjermanët fituan me rezultatin 2-0 falë një pjese të dytë bindëse, ndërkohë që në 45 minutat e para përballja ishte më e ekuilibruar, madje me PSG më të rrezikshëm.

Goli i parë erdhi falë një gabimi trashanik të mbrojtjes franceze, me Verratti që humb topin në një zonë delikate, edhe pse protestoi gjatë për një faull, dhe me gjermanët që realizojnë me Choupo-Moting në minutën 61.

Parizienët duket sikur kanë harruar intensitetin e lojës që i karakterizon, me yjet Messi dhe Mbappe që nuk arrijnë të bëjnë diferencën.

Gjermanët, madje, kanë raste të tjera për të shënuar, por konkretizojnë duke vulosur fitoren dhe kualifikimin vetëm në minutën 90 me Gnabry.

Për PSG, dominues në Francë, një tjetër zhgënjim në turneun kryesor që e shihte ndër favoritët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME