Skuadra e Bayern Munchen ka triumfuar ndaj Hertha Berlinit në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës. Bayern Munchen është dashur punë të madhe të sigurojë fitore ndaj Hertha Berlinit, shkruan lajmi. “Bavarezët” e nisën ndeshjen në mënyrë spektakolare, ku në minutën e (12’) u akordua penalti për ta, por që Lewandowski nuk arriti ta konkretizojë atë. Por, ishte Kingsley Coman i cili i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën (21’).
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal në favor të Bayernit. Në pjesën e dytë, Hertha reagoi me disa zëvendësime, nga të cilat edhe Sami Khedira i cili u inkuadrua në minutën e (81’) ku bëri debutimin e tij me skuadrën e re. Rezultati përfundimtar Hertha Berlin 0-1 Bayern Munchen. Tani, “Bavarezët”, kanë gjithsej 48 pikë, 10 më shumë se përcjellësi i dytë, RB Leipzig. Ndërsa, Hertha Berlin, qëndron në pozitën e 15-të me 17 pikë total.
