Categories Lajme

Baza e armëve në Durrës, zbulohet skema si dy të rinjtë furnizonin me kallashnikovë grupet kriminale

Hekuran Troplini, 20 vjeç dhe Emiljano Pasha, 19 vjeç janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi u zbulua një bazë armatimesh në Shkallnur.

Dy të rinjtë, publikonin fotografi me kallashnikov në dorë, të cilat shërbenin si reklamë që dy të rinjtë përdornin për të bindur personat e interesuar për të blerë armë duke i siguruar për kushtet teknike të armës dhe cilësisë së tyre.

Çmimi i njërës prej tyre varionte nga 800 deri në 1000 euro.

Ajo që i specifikon këta të rinj të cilët u arrestuan një ditë me parë nga policia e Durrësit pasi dyshohet se furnizonin me armë dhe municion grupet kriminale në këtë zonë është kujdesja deri në detaje që të mos binin në rrjetën e policisë.

Mësohet se armët të cilat i tregtonin, ata nuk i preknin kurrë pa mbulesë ose pa doreza në mënyrë që të mos linin gjurmë të gishtave të tyre në to. Të njëjtin kujdes tregonin edhe gjatë momentit kur çonin armën e porositur tek personi i interesuar.

Armës i hiqnin shulin dhe fshihnin në pjesë të vjetra makinash më mënyrë që edhe nëse do të kapeshin nga policia ekspertiza të mos e nxirrte armën e rregullt e në këtë mënyrë të mos arrestoheshin për armëmbajtje. Pjesa e hequr e armës i dërgohej në një moment tjetër personit që kishte blerë armën.

Policia e Durrësit ka dyshime se Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha nuk vepronin vetëm por ishin pjesë e një grupi për antarët e të cilit po thellohen hetimet dhe pritet që në ditët në vijim të ketë të tjera arrestime.

Ky grup përdorte si bazë shtëpi të braktisura ose të emigrantëve ku magazinonin armët. Gjatë operacionit të fundit policia sekuestroi 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, ndërkohë që ka informacion edhe për një bazë tjetër armësh të po këtij grupi që pritet të goditet së shpejti nga policia./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME