Aksesi për një vaksinë kundër koronavirusit duhet të jetë i drejtë dhe universal, theksoi sot Komisioni Europian pas njoftimit nga komapnia franceze SANOFI se do t’i jepte përparësi SHBA-së. “Vaksina duhet të jetë një e mirë publike dhe aksesi i saj duhet të jetë i drejtë dhe universal”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian, Stefan de Keersmaecker.
Gjiganti farmaceutik francez, SANOFI planifikon që vaksina kundër koronavirusit të jetë në dispozicion të të gjithëve. “Vaksina kundër do të vihet në dispozicion të gjithë publikut, pavarësisht kombësisë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Paul Hudson.
Mesazhi erdhi pasi, në një intervistë me ”Bloomberg”, Hudson theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin përparësi, sepse ishin të parat në financimin e kompanisë. “Qeveria amerikane ka të drejtën e porosisë më të madhe, pasi rrezikoi duke investuar”, deklaroi Hudson për ”Bloomberg”.
