Categories Lajme

BE dhuron 170 milion euro në ndihmë të njerëzve të pre kur nga lu fta në Siri

Bashkimi Evropian do të japë një ndihmë prej 170 milion eurosh për personat më të rrezikuar në Siri nga lufta.

Njoftimin e dha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell, të mërkurën e 4 marsit.

“Ne do të japim 170 milion euro për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta në Siri,” tha Borrell gjatë një konferencë për shtyp para se të nisej nga Aeroporti Esenboga në Ankara pas një vizite dy-ditore në Turqi.

Ai vuri në dukje se 60 milion euro të ndihmës do të përdoren për krizën humanitare në veriperëndim të Sirisë, shkruan agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Më parë gjatë ditës, Nënkryetari turk Fuat Oktay priti Borrell dhe një delegacion shoqërues për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, përfshirë krizën humanitare në provincën Idlib dhe situatën e refugjatëve që prisnin në kufirin turko-grek.

Borrell tha se ai kishte shumë takime me autoritetet turke gjatë vizitës së tij, duke përmendur se takimi i tij me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ishte gjithashtu i frytshëm.

“Në takimet tona, unë pata mundësinë të shpreh mirëkuptimin për situatën e vështirë që Turqia po përballet aktualisht, por gjithashtu theksoj se zhvillimet e tanishme në kufijtë Evropian nuk po çojnë në ndonjë zgjidhje,” tha Borrell, duke shtuar se situata nuk po sjell dobi për askënd dhe mund të keqësohet

“Ata që do të paguajnë çmimin janë njerëzit, refugjatët sirianë dhe migrantët,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME