Categories Lajme

“S’kam konsideratë për ata kokë palarët”, Murrizi komenton fotot e politikanëve

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar fotot e publikuara një ditë më parë ku presidenti Ilir Meta shihej në të njëjtën tavolinë me Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin. Murrizi tha në Kuvend se nuk kishte ndërmend ta votonte aktin normativ të ‘Anti-KÇK’-së, pasi qeveria nuk ka nevojë për votat e opozitës.

Duke risjellë në fokus situatën kriminale në vend, ai tha se para dy ditësh u vranë dy persona në Durrës. Me tone të larta ai u shpreh se nuk ka aspak konsideratë për të ‘fortët e krimit’, që i quajti kokë palarë.

“Çfarë bën kjo OFL-ja zoti ministër? Vetëm para dy ditësh u vranë dy persona në Durrës, në Rëshen u ekzekutua me snajper…dhe mos kujtoni se kam konsideratë për ata kokë palarët që dalin në foto me ju.

Se i nxirrni, pasi prisheni. Jo më larg se dje, gazeta që paguhet nga ju, apo mban krahun tuaj, gjatë gjithë kohës nxorri fotot e atij që u zgjodh këtu me duartrokitjet tuaja, kur unë isha në çadër në protestë. Dhe sot e keni shpallur armik si Mehmet Shehun që thatë se vrau veten. Dhe nuk kam ndërmend ta votoj këtë akt, po ju s’keni nevojë për votat e opozitës”, tha Murrizi.Tirana Today

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME