Categories Lajme

“ANTI-KÇK është vija e kuqe”, Rama shpërthen në Kuvend

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit ka sulmuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Teksa ka folur për paktën anti-KÇK, kreu i qeverisë tha se nuk mund të konsiderohet mëkat i qeverisë kjo paketë, me të cilën Italia në fillim të viteve 90 luftoi krimin dhe mafien.

Edi Rama Si mund të sulmohet nga maja e piramidës ministrja e Drejtësisë që ka hapur një llogari me ata, duke konceptuar 41 bis. E dini ju ca është apo nuk e dini?? Është regjimi i izolimit të kriminelëve e mafiozëve, që në vendin fqinj që solli aq shumë telashe për jo shumë pak njerëz që e ngritën atë regjim. Ndërkohë mbrohen demonët, ata që janë të dënuar, të dënuar nga gjykata, jo të dyshuar nga policia. E kam për të gjithë ata që flasin për shtet policor.

Janë njerëz që çohen te SPAK jo si të dyshuar, por si të dënuar që posedojnë asete që janë qartësisht produkt i dyshimtë. Nga vijnë këto pasuri dhe si mundet që të arrihet në këtë absurd, që të konsiderohet kapje e shtetit fakti që akti normativ i imponon ministrit të Brendshëm dhe organeve të drejtësisë të ulen në tryezën e bashkërendimit të gjithë këtij operacionit. Këto janë broçkulla

Si mundet që atë që Italia bëri në fillim të viteve 90 që përkufizoi momentin e zbythjesh së mafies dhe të shkatërrimit të saj ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në vitin 2020 të çohen autoritete publike, por edhe shtetërore, si ai që rri në maj të piramidës dhe kërkon revolucione dhe ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh saqë jepet si prova për ta shporuar këtë qeveri.

Ashtu është në fakt, sepse të gjithë këta…unë nuk mund të them se zotrote  je i motivuar për të njëjtat arsye, jo sepse nuk të njoh nga vjen, por nuk të kam parë asnjëherë të shfaqur në ndonjë lidhje direkete ose indirekte me këto subjekte, por shumë të tjerë kanë arsye ta shohin këtë moment, si një moment o sot o kurrë. Ilir Meta ka arsye të jetojë në një moment o sot o kurrë.

Sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë  e pafshirë me gomën e pazareve politike kur vjen puna te drejtësia. Sot gjykatësit e korruptuar nuk janë garanci, por janë dhe do të jenë në hallin e tyre. Sepse sot është marrë një vendim ekstrem për ti dhënë një dërrme krimit të organizuar.

Unë po ju them kaq, doni nuk doni ju krimin e organizuar ne do ta fusim brenda perimetër të vet.

Rama: KCK, fytyra e qeverisë

Është e vërtetë paketa anti KCK është fytyra e qeverisë sonë, 100%.

Nga ana tjetër ju siguroj se shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin çdo ditë e më shumë për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë edhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë, viktima të krimit të organizuar

Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë të mijëra vajzave të trafikuara në rrugët e Evropës.

I kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve që i shikojnë fëmijët të droguar.

I kanë fshirë diellin nga sytë shumë jetimeve që kanë mbetur pa baballarë që ja kanë vrarë këta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME