Categories Lajme

Meta takim me presidentin e Bullgarisë: E falënderova për ndihmën pas tërmetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti ditën e sotme në një vizitë shtetërore, presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Pritja shtetërore në Pallatin e Brigadave, ndërkohë presidenti Meta e falënderoi Radev për ndihmën e Bullgarisë për tërmetin.

Meta tha se Radev do të jetë ditën e nesërme edhe në disa zona të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu, Meta shtoi se janë diskutuar edhe bashkëpunime në fusha të kulturës dhe arsimit.

Meta: E falënderova për ndihmën dhe mesazhet pas tërmetit. Theksova për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e emergjencave civile, pasi bashkë do t’i përballojmë. Ai nesër do të ketë edhe rastin që të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti.

Kemi diskutuar për bashkëpunime edhe në fushën e kulturës dhe arsimit, për shkëmbimin e studentëve. Duke bashkëpunuar në këto fusha marrëdhëniet tona do të jenë më të prekshme dhe më të suksesshme. Dua t’jua uroj për fetën tuaj kombëtare, do të kemi mundësi ta festojmë edhe sot në Tiranë. 

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjatë konferencës për shtyp me Metën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME