Categories Lajme

BE “hap thesin” për Ballkanin Perëndimor, ja fushat ku do të investohen rreth 30 mld euro

Komisioni Evropian synon që gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 29 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor. Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, në një konferencë për shtyp mbi prezantimin e Paketës së Zgjerimit të BE-së 2020 tha se më në fund Komisioni realizoi elementin e fundit që mungonte për rajonin. I gjithë totali i investimit shkon në 30% të PBB-së së gjithë rajonit, sipas komisionerit. Ai tregoi edhe fushat prioritare që parashikon plani ekonomik i BE.

Varhelyi: Komisioni ka arritur të rinovojë politikën e zgjerimit të Komisionit por edhe BE duke dhënë edhe atë element të fundit që mungonte, planin ekonomik dhe të investimeve për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Këshilli Europian dëshiron që të krijojmë një plan domethënës për Ballkanin që do të promovojë rimëkëmbjen ekonomike, konveregjencën e përshpejtuar me BE, është një plan prej 9 miliard eurosh me anën e 10 iniciativave shumë të rëndësishme. Këto duhet të sjellin ato ndryshime që duhen në Ballkanin Perëndimor jo vetëm për ekonominë, por edhe qytetarët në 4-5 vitet e ardhshme.

Po ashtu kemi krijuar një mekanizëm garancie për Ballkanin që do të duhet ndihmojë mobilizimin e 20 mld euro me investime publike dhe private. Së bashku bëhen 28 mld euro investime në rajon. E përkthyer ndryshe, flitet për 30% të PBB së gjithë rajonit.

Fushat kryesore ku do investohet -Së pari kemi sistemin e qëndrueshëm të transportit, duhet të kemi infrastrukturën e duhur, duhet të lidhim rajonin më mirë me Europën por edhe brenda për brenda me rrugë dhe hekurudha. Këto korridore transporti do të duhet të kryhen sipas standardeve tona.

-Fusha e dytë është energjia e pastër. Rajoni është i varur nga qymyrguri. Në disa pjesë të rajonit kjo përbën rrezik për shëndetin, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë rajonin që të zhdukë qymyrgurin sa më shpejt të jetë e mundur.Të kemi 60% të zhdukjes së qymyrgurit sa më shpejt të jetë e mundur.

-Pjesa e tretë ka të bëjë me tranzicionin e gjelbër, duhet të pastrojmë ajrin në Ballkanin Perëndimor. Duhet të ndihmojmë vendet e rajonit të krijojnë burime të energjisë së rinovueshme projekte hidro-ujore, fotovoltaike, energji nga era dhe projekte për menaxhimin e mbetjeve. Nuk duhet harruar dhe potenciali më i madh që është ulja apo reduktimi i emëtimeve me anë të masave të efikasitetit të energjisë, emëtimet kryesisht në Ballkan vinë nga vetë ndërtesat. -Elementi i katër ka të bëjë me ekonominë digjitale, duhet të investojmë në sistemin arsimor dhe në infrastrukturën në lidhje me internetin me valë të gjerë. Jemi të gatshëm të investojmë në kapitalin njerëzor, në arsim, edukim apo fushën sociale.

Romët, sfida sociale e shoqërore e BE Kemi një sfidë sociale dhe shoqërore me popullësinë rome të këtij rajoni. Popullësia rome duhet të bëhet pjesë e ekonomisë dhe shoqërisë së këtyre vendeve. Deri tani janë bërë hapa të pasuksesshëm për ti integruar ata plotësisht në tregun e punës, por ne do të ndihmojmë partnerët tanë që të rrisim krahun e punës në rajon.

Reformat duhet të vazhdojnë Besojmë se me 7% të PBB  së rajonit do të rritet ekonomia me këtë plan. Ky plan ecën paralelisht me reformat pasi ndryshe është e pamundur të krijohet klima e biznesit. Që kompanitë e BE të vinë në rajon do të duhet të kenë funksionimin e duhur të sundimit të ligjit, sistem funksional tatimor. Kemi miratuar sot edhe paketën e zgjerimit. Shpresojmë që këto raporte të mirëpriten në kryeqytetet përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME