Categories Lajme

BE kërcënon me rivendosje vizash

Shtetet që nuk pranojnë të marrin mbrapsht shtetasit e tyre nga BE ku po qëndrojnë si azilkërkues mund të përballen me kufizime të vizave në të ardhmen.

Ministrat e jashtëm evropian ranë dakord që këto kufizime të vizave të jenë gati që të zyrtarizohen deri në prag të sezonit veror. Kërcënimi vjen mes një raporti konfidencial të Komisionit Evropian ku renditen 39 vende të botës, ku është analizuar niveli i tyre i bashkëpunimit deri në vitin 2019 kur bëhet fjalë për ripranimet dhe kthimet e migrantëve.

“Ne kemi mjetet, natyrisht që duhet t’i përdorim, si një mënyrë për të bërë një politikë më bujare të vizave, por edhe për të propozuar një politikë më të rreptë të vizave,” tha komisionerja për migracionin Johansson.

Turqia duket të jetë mes 39 vendeve në këtë listë edhe pse vizat për shtetasit e saj nuk janë hequr për të lëvizur lirshëm në zonën shengen. BE ka rënë dakord gati pesë vjet më parë me Turqinë për të shkëmbyer migrantë me refugjatë që zbarkuan në ishujt grekë në këmbim të koncesioneve politike dhe miliarda fondeve të BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME