Categories Politike

Rama: Presidenti gati të japë dorëheqjen, 25 prilli rasti të çlironi vendin

Nga Lezha pasi prezantoi kandidatët për deputetë, kryeministri Edi Rama, sulmoi edhe Presidentin Ilir Meta. Teksa iu referuar deklaratës së Presidentit Meta, i cili disa ditë më parë tha se nëse Rama fiton në zgjedhje pa prekur votën ai do të japë dorëheqjen nga presidenca, kryeministri u bëri thirrje të gjithve se ky është momenti për të çliruar vendin nga imazhi që i jep Presidenti aktual që ka marrë peng Presidencën dhe Kushtetutën.

Më tej Rama sulmoi edhe kreun e Opozitës, Lulzim Basha, për të cilin tha se është “kukull në duart e Saliut dhe të Ilirit”. “Në këtë, skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare. Këto zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Mes taksës progresive, dhe të sheshtë që është armiku real. Zgjedhje mes rilindjes urbane që duhet të vazhdojë, dhe edhe më thellë në zonat rurale. Dhe anti-qytetarisë planifikim. Është zgjedhje mes shëndetësisë që duam, dhe kështu me radhë.

Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metën dhe jo drejtësinë. Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit.

Të bëjnë zgjedhjen. Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt. Besoj se është koha për të bërë një zgjedhje për familjen, qytetin, për fshatin, për vendin e punës, në sensin që secilin, për të rritur pagat, pagën minimale. Për të ulur tatimin mbi fitimin, si forcë e kualifikuar në ndërmarrjet e këtij vendi. Në organizmat ekonomikë të këtij vendi. Për të fuqizuar mjekët dhe infermierët, mësuesit e policët. Për të shkuar përtej ndasisë politike pasi nuk kemi alternativë qeverisëse, përveç PS. Nuk mundet dot ta hedhim poshtë këtë punë të mundimshme, duke i lënë shteg mbijetese në pushtet Ilir Metës. Kjo është më e thjeshta.”- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME