Categories Politike

BE reagon për herë të parë në lidhje me teatrin

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij kjo është një çështje delikate edhe e politizuar. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë shqiptare që të jetë transparente në këtë çështje.

“Nuk duhet të jemi ne ata që themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Ashtu sikur e dini edhe ju pozicioni ynë ka qenë i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar, BE i ka bërë thirrje qeverisë që të jenë transparent edhe pa qasje diskriminuese në treg.

Ky duhet të jetë parimi që duhet të udhëheqë autoritetet shqiptare, prandaj është lançuar edhe tenderi për më tej. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë kritere të qarta edhe transparente, edhe të ketë një qasje të drejtë për këtë çështje. Ajo që është e rëndësishme për ne është sundimi i ligjit, procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE-së, mesa di tenderi është i hapur deri në 19 shtator. E rëndësishme është edhe konkurrenca e lirë dhe e drejtë”, deklaron Soreca

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME