Categories Showbiz

Bearti harron Tean, filmohet në pushime në shoqërinë e një vajze

Pas daljes nga “Për’puthen’, Bearti ka qenë një nga djemtë më aktiv në rrjete sociale. Lidhja e tij e fshehtë me Tean dhe më pas ndarja e papritur, e vendosi Beartin në qendër të vëmendjes mediatike. Ndonëse është shprehur se nuk i pëlqen fama, duket se në fakt këtë periudhë ai po e shfrytëzon në maksimum për të qenë sa më afër personave që e ndjekin.

Madje, ai vetë ka dashur të nxisë thashetheme me videon e fundit të publikuar në IntaStory. Bearti ka treguar se po i kalon pushimet në jug të Shqipërisë, në shoqërinë e një vajze seksi e cila quhet Juliana. Ata trokasin gotat me njëri-tjetrin dhe kaq u desh që fansat të aludojnë për një lidhje të re, pas ndarjes nga Tea.

As Bearti dhe as vajza në fjalë s’kanë reaguar ende për këto lajme. Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët si gjithmonë janë treguar shumë të interesuar për çdo detaj në lidhje me jetën e Beartit. Njëri prej tyre e ka pyetur, ish-konkurrentin e “Për’puthen” nëse do të bëhet pjesë e ndonjë filmi. Bearti as e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar këtë gjë, duke u përgjigjur thjesht “Ndoshta”.

Gjithashtu me kërkesë të njërit prej ndjekësve, ai ka publikuar një foto të rrallë nga fëmijëria, kur ai ka qenë një vogëlush shumë i ëmbël.

Kujtojmë se para disa ditësh Bearti ka dhënë një intervistë edhe për “Prive” ku ka folur mbi jetën e tij si beqar dhe çfarë nuk shkoi mirë me Tean. Ai e konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie, sepse sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti.
Bearti foli edhe për ofertat që ka marrë nga reality show të famshëm si “Too Hot To Handle” apo “Love Island”.

“Gjithçka ja ka nisur për shkak të TikTokut, sepse eci shumë mirë, brenda 2 muajsh unë bëra 500 mijë ndjekës. Më kanë shkruar shumë producent të jashtëm për ‘Love Island’ dhe ‘Too hot to handle 2’, por unë në atë kohë nuk i kam marrë me shumë seriozitet. Nuk më ka interesuar kurrë vëmendja e madhe”, tha Bearti.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME