Categories Lajme

Bebe Rexha pritet me lot nga banorët: Do ndërtoj dy shtëpi, e nderuar që jam pjesë e këtij vendi

Disa ditë më parë premtoi se do të vinte në Shqipëri për të ndihmuar disa nga të prekurit nga tërmeti. Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha sot e ka përmbushur këtë premtim dhe gjatë pasdites së sotme ka mbërritur në Shqipëri, konkretisht në Bubq për të ndihmuar banorët që kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Bebe ka anuluar të gjitha koncertet e saj muzikore dhe angazhimet e tjera vetëm që të vijë në Shqipëri për të dhënë ndihmën e saj.Këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti. Banesa e parë që dëshiron të ndërtojë Bebe është në Bubq,  ndërsa banesa e dytë e zgjedhur nga ajo për të rindërtuar është në Bizë. Në këtë fshat ajo ka qenë së bashku me Metën.“Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz. Dua të strehoj dy familje, të krijoja një fondacion për të rindërtuar shkollat, pasi janë shumë të rëndësishme. Kam mbledhur para për dy shtëpi deri tani, ku në fillim do të vazhdoj për familjen Daci. Nuk mundem të rri më shumë, pasi më duhet të kthehem në Chicago për turin muzikor”, është shprehur Bebe.Ndërsa Presidenti Meta ka falenderuar këngëtaren duke thënë se është nder që ajo është shqiptare dhe është silidarizuar me të prekurit nga tërmeti.“Ka ndryshuar axhendën e saj, dhe ka vendosur zemrën e saj këtu. Për disa nga më të prekurit. Edhe një herë shumë  faleminderit Bebes, për këtë krenari që je shqiptare dhe që je me ne në këto ditë të vështira. Përmes këtij solidariteti do ti përballojmë dhe do ta kalojmë. Faleminderit për kënaqësinë që u dhe këtij komuniteti.” tha Meta nga Biza, teksa ishte së bashku me Bebe Rexhën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME