Categories Showbiz

Historia e dhimbshme: Kushëriri i burrit më mbajti të mbyllur, donte të më merrte vajzat

Historia e sotme në “Ka një mesazh për ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ishte tepër e veçantë dhe e dhimbshme. Esmeralda në vitin 2008 mbetet vetëm me dy vajzat e saj, pas vd/ekjes së bashkëshortit. Por situata për të përkeqësohet edhe më shumë sepse kushëriri i burrit i merr dokumentet e shtëpisë ku jetonte dhe e mban të mbyllur për 14 muaj brenda. Vuajtjet për Esmeraldën nuk mbarojnë këtu, pasi ai tenton t’i marrë pasurinë e bashkëshortit, dhe dy vajzat. Falë ndihmës së djalit të xhaxhait të saj, ajo arrin të “shpëtojë” prej tij dhe të rifitojë shtëpinë e bashkëshortit. Esmeralda: Unë në vitin 2008 pësova një tragjedi të madhe në familje, më vd.iq bashkëshorti. Vajzën e madhe ma la 3 vjet e gjysmë, të voglën 2 vjet e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Si e more vesh që iku bashkëshorti nga jeta? Esmeralda: Bashkëshorti ikte e vinte në kurbet dhe aksidentalisht vdi.q. Mbas vd.ekjes, kushëriri i parë i burrit më mori gjithë çfarë kisha në shtëpi, mori telefonin, mori dokumentet e shtëpisë dhe disa gjëra të vogla në shtëpi që i duheshin atij dhe nuk më pyeste për asgjë. As se kur do ta varrosim .. Pa u varrosur burri, ai i mori dokumentat të gjitha..

Ardit Gjebrea: Ti pastaj jetove në atë shtëpi?

Esmeralda: Po jetova, dyzet ditë dilnin dhe hynin njerëz në shtëpi. Mbas dyzet ditësh, njerëzit e mi nuk m’i thirri fare për të dyzetat.

Ardit Gjebrea: Po ti s’kishe ndonjë kontakt me to?

Esmeralda: Nuk mbaja mend asnjë numër, se isha 20 vjeç, mendoja si do ta kaloja jetën sot e tutje… Më nxorri me qira nga shtëpia ime, pranë shtëpisë dhe familjes së vet dhe më linte gjatë gjithë kohës nënën e vet dhe nusen e vet. Më linte të mbyllur kyçur brenda… Njerëzit e mi nuk e dinin se ku kisha përfunduar fare..

Ardit Gjebrea: Nuk dilje ti jashtë?

Esmeralda: Fare, fare. Nuk më linte. E kemi si zakon thoshte: Ti do rrish 12 muaj mbyllur brenda, nuk do dalësh asgjëkundi. Unë prita mbas 12 muaj, se mos më thoshte ti tani je e lirë..

Ardit Gjebrea: Po vajzat?

Esmeralda: Vajzat me mua, nuk mi çonte as në kopësht. U mbylli derën 6 motrave të burrit, se burri im s’ka pasur as babë, as motër, as vëlla.

Ardit Gjebrea: Si shkoje ti me motrat?

Esmeralda: Unë përpara kur kisha burrin shkoja shumë mirë, edhe më pas shkoja mirë..

Ardit Gjebrea: Cili ishte motivi që ty t’u pre kontakti me të gjithë?

Esmeralda: Se donte të më mbyllte, se më pati thënë dhe vetë me gojën e tij, që unë i kam dy, i bëj dhe katër. Donte të merrte gjithë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e burrit, për arsye që të marrë dhe dy fëmijët dhe mua të më nxjerrin jashtë. Ti je shumë e re dhe mund të ikësh të vazhdosh një jetë të re. Unë i thashë nuk e bëj këtë punë kurrë, vajzat e mia i kam lindur vetë do i rris vetë. Sesi do i rris është mënyra ime. Jo ti, nuk do i rrisësh gocat vetë, se ti nuk mundesh se ti je budallaqe… Domethënë, ai u bë i pari në shtëpinë time, për çdo gjë donte t’i kishte ai gjithçka në kontroll..

Ardit Gjebrea: Sa kohë kaloi kështu?

Esmeralda: Fiks 14 muaj..

Ardit Gjebrea: E mbyllur në shtëpi?

Esmeralda: E mbyllur në shtëpi dhe s’më linte asgjëkundi, as të merrja vesh asnjë fjalë..

Ardit Gjebrea: Po familja jote, nuk bëri ndonjë denoncim?

Esmeralda: Jo nuk bëri asgjë, se ishin në fshatrat e Burrelit. Njëherë më thanë para se të bëheshin 40 ditë, por unë nuk doja se kisha shtëpinë time…

Ardit Gjebrea: Pastaj..

Esmeralda: Erdhën njerëzit e mi dhe më morën me forcë.. I kishin njoftuar dhe ata thanë që ju e keni kyçur gocën për 14 muaj…Xhaxhai im më mori një hyrje me qira pranë vetes.. Pastaj hapa gjyqe..

Ardit Gjebrea: Çfarë gjyqesh?

Esmeralda: Për shtëpinë…

Ardit Gjebrea: Si shkuan gjyqet?

Esmeralda: Bëra edhe penale edhe civile. Penalet ishin të detyruar të vinin se i shoqëronin me polici, ndërsa civilet Ardit kishte raste që zgjateshin 5 herë dhe nuk vinte fare. Vinte ndonjëherë pa dokumente. I thoshte gjyqtarja: E kujt është shtëpia. Shtëpia është e vëllait tim, nuk është e kësaj. Jo i thoja unë, ti je kushëriri, nuk je vëllai i tij, mbaj vendin që ke.

Ardit Gjebrea: Sa vite zgjatën gjyqet?

Esmeralda: Gjashtë vite Ardit..

Ardit Gjebrea: Dhe në fund?

Esmeralda: Në fund Ardit, unë të gjitha i fitova.. E fitova shtëpinë. Pastaj, ai u mundua të më merrte dhe fëmijët por s’ja dha askush.

Ardit Gjebrea: Kush të ka ndihmuar?

Esmeralda: Më ka ndihmuar djali i xhaxhait dhe xhaxhai im, familjarisht Ardit, nuk janë lodhur asnjëherë me mua..

Ardit Gjebrea: Dhe ti për atë ke ardhur?

Esmeralda: Kam ardhur të sjell djalin e xhaxhait tim, se nuk e kam kushëri por e kam vëlla dhe do mbetet vëlla gjithë jetën për mua…

Teksa shikon në anën tjetër të murit kushërirën e tij, Albani nuk i mban dot lotët dhe falenderon kushërirën për surprizën. Burimi: tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME