Categories Lajme

Befasia në gjyqin ndaj Lefter Allës dhe zyrtarëve të tjerë, një nga “të arrestuarit” e SPAK paraqitet papritur në seancë me avokatin e tij dhe deklaron…

Mbrëmjen e së mërkurës, me urdhër të SPAK-ut u arrestua jo vetëm kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, por edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tenderë publikë.

Konkretisht, bëhet fjalë për shtetasit: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja dhe Aqif Konesha.

Të gjithë, këta persona sipas SPAK janë me masën e arrestit me burg. Ndërsa, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku janë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. uzat që rëndojnë mbi këta zyrtarë.

Në njoftimin e SPAK emri i Leonard Dacit, figuron si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.

Por një fakt interesant u zbulua në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë të shtunën e 18 marsit, teksa njëri prej personave që ishte raportuar nga SPAK si veprim i ekzekutuar për arrestimin nga policia, në fakt nuk ishte kështu.

Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës.

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e tij që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroi të paraqitej në gjykatë.

Mësohet se Daçi u la të vlerësohet në një moment të dytë pas kryerjes së procedurave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME