Categories Lajme

Befasitë e Tiranës, nga Berisha, te Çomo, Baba Taku dhe Brisi e Tatimeve

Në orën 18:41 minuta të pasdites së të premtes përfundoi numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës. Nga 36 deputetë që ka qarku, 18 do i çojë në parlament PS, 15 PD, 2 LSI dhe një PSD. Vetëm dy emra arritën që të thyenin herësin duke rrëzuar listën e partisë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi duke nxjerrë jashtë Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin. Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe emra të tjerë të njohur mbetën jashtë, mes të cilëve edhe veterani Spartak Braho dhe Halit Valteri, që pasi u fut në Kuvend nga listat e PD-së u “rilind”.

Por edhe mes 18 fituesve ka zhgënjim, pasi disa emra morën shumë pak vota nga sa pritej. E dyta e listës, Najada Çomo do të jetë deputete vetëm me 1583, Ermonela Felaj me 2311 dhe Klotilda Bushka 2973 vota, tepër larg pritshmërive. Listën e PD-së në Tiranë e kryeson kryetari Basha me 16186 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13852, Belind Këlliçi 11581, Grida Duma 8691, Idrizi 7440, Noka 6875 dhe vetëm i shtati Sali Berisha me 6766 vota.

Përpos Shehajt surprizë ishte edhe Orjela Nebijaj me 5599, por pa mundur të thyejë herësin. Nga aleatët më pak vota sollën Vangjel Dule 848 dhe Artur Roshi 379. Po te LSI-ja çfarë ndodhi? Partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi mori vetëm 2 mandate në Tiranë. Të të parat në listë që shkojnë në Kuvend janë Kryemadhi me 2446 vota (nëse nuk zgjedh mandatin në Fier) dhe Erisa Xhixho 1066. Përparim Spahiu grumbulloi 3431 vota. Listën e sfidoi edhe ish-shefja e Tatimeve Brisida Shehaj duke u vendosur e fundit, por që në fund të procesit doli me vetëm 918 vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME