Categories Lajme

Befasohen banorët, në vend të ujit iu del alkool

Hapin rubinetin në shtëpi dhe në vend të ujit iu del pije alkoolike. Kjo i ka ndodhur banorëve të një blloku pallatesh në një qytet në shtetin indian të Keralas, pasi pijet përfunduan në ujësjellësin e zonës. Banorët u befasuan kur panë që uji nga rubineti dilte me ngjyrë të errët dhe menduan fillimisht se bëhej fjalë për ujë të ndotur.

Por pas kontrolleve nga autoritetet u zbulua se stafi i një lokali aty pranë kishte hapur një gropë dhe kishte derdhur aty birra, rum dhe brendi. Në total ishin hedhur 6000 litra pije alkoolike të cilat përfunduan në tubat që dërgonin ujë në shtëpitë e njerëzve.

Një zyrtar i Policisë vendase tha për CNN se pijet ishin të skaduara dhe qëndronin të magazinuara që prej vitit 2014. Ato ishin përzierë me ujin e një pusi aty pranë që shërbente si furnizues për banesat. Autoritetet lokale janë detyruar të dërgojë ujë me bote për banorët, deri sa të pastrohet pusi që i furnizon me ujë të pastër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME