Categories Lajme

Befason RTSH, blen Champions League: Tani shqiptarët do e shohin falas!

Radio Televizion Publik ka bërë një blerje të bujshme: Champions League. Sipas një njoftimi të RTSH, Champions League do të transmetohet falas për shqiptarët nga viti 2021 deri në 2024. Njoftimi i RTSH: Transmetuesi Publik plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024… Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm.

RTSH konfirmohet edhe një herë tjetër një partner serioz për institucionet të tilla si UEFA apo FIFA që i kanë besuar kompeticionet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Duhet përmendur fakti që Transmetuesi Publik ka kryer një sakrificë shumë të madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë shqiptarëve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë….

UEFA Champions League dhe Superkupa e Evropës i shtohet kështu paketës fantastike të sporteve në Platformën Digjitale të televizionit publik, duke u radhitur mes vendeve të para në Evropë për sa i përket cfarë ofron në buqetën sportive. Transmetimeve të rëndësishme të futbollit si: Kampionatit Evropian 2021, Kampionatit Botëror 2022, Kupës së Botës për Klube 2020-2022, Kupës së Anglisë 2020-2022, Kupës së Spanjës 2020 -2022, Kupës së Gjermanisë 2020-2022, European Qualifiers, UEFA Nations League, ndeshjeve të gjithë përfaqsueseve të Shqipërisë luajtur në vendin tonë, apo edhe Evropianit U21, i shtohet eventi i eventeve….,

Natyrisht që buqeta sportive nuk është kufizuar vetëm tek futbolli. Formula 1 edhe për dy sezone, Moto GP për 3 sezone, Euroliga e Basketbollit 3 sezone, Gjithë Botërorët e sporteve të tjera, apo edhe gjigandët e Ërestlingut amerikan janë tashmë programe që janë përqafuar me kohë nga publiku shqiptar. Duke filluar nga viti 2021, ku RTSH gëzon të drejtën e Evropianit të futbollit, të drejtën ekskluzive të Lojrave Olimpike qershia mbi tortë do të jetë Trofeu i Lakmuar nga gjigandët e futbollit..

Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Bayern Mynih, Juventus e shumë shumë yje të tjerë që do të vijnë pa asnjë pagesë shtesë për herë të parë në Transmetuesin publik. RTSH plotëson kështu një nga ëndrrat e shqiptarëve të cilët mund të ndjekin ekipet e tyre të preferuara nëpërmjet teknologjisë më të lartë të transmetimit dhe shtrirjes më të madhe të sinjalit, sepse Televizioni publik tashmë mbulon 95% të territorit, ka 13 kanale televizive nga të cilat 3 në standartin Ultra HD, por ka gjithashtu edhe 10 kanale radiofonike apo 6 kanale televizive satelitore.

RTSH Tani është një tjetër mundësi e artë për të ndjekur programet e platformës së transmetuesit publik, duke qënë aplikacioni më i vizituar televiziv, aq më shumë tani që shtohet edhe UEFA Champions League. Gjithcka është arritur, pa lëvizur aspak taksën e aparatit që mbetet e njëjta me vitin 2011, duke treguar edhe një herë, dëshirën dhe qëllimin madhor…t’i kthejmë publikut televizionin e tyre, pa interferenca politike apo private. Shqiptarët tashmë kanë një arsye më shumë për të thënë: Ky është Radio Televizioni Ynë… Pas këtij njoftimi të RTSH, ka reaguar platforma “Tring”, e cila ka aktualisht ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të Champions-it. Nëpërmjet një komunikate për mediat, kjo platformë bëri me dije se ka ekskluzivitetin e të gjitha ndeshjeve deri në vitin 2014.

Njoftimi zyrtar i Tring: Tring ka siguruar të drejtat e transmetimit të “UEFA Champions League” deri në vitin 2024. Të gjitha ndeshjet do të përcillen ekskluzivisht në kanalet e dedikuara sportive! Shqiptarët do të kenë mundësinë t’i shohin të 138-ta ndeshjet në ekranin tonë!

Me kontratën ekzistuese, Tring gëzon të drejtat e transmetimit ekskluziv të “UEFA Champions League” deri në sezonin 2020-2021, pra deri në fundit e sezonit të ardhshëm. Duke vijuar në rrugën e përkushtimit maksimal për të përcjellë tek abonentët tanë dhe të gjithë shqiptarët futbollin elitar, Tring ka fituar të drejtat e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të UEFA Champions League edhe për ciklin e ardhshëm, nga sezoni 2021-2022 deri në sezonin 2023-2024.

Cikli në fjalë starton në gusht të vitit 2021 me Superkupën UEFA! E gjithë “UEFA Champions League”, do të vijojë të përcillet me cilësi dhe përkushim maksimal, duke vijuar me traditën e konsoliduar tashmë, të transmetimit ekskluziv të kompeticionit më të ndjekur në botë. Tring garanton cilësinë maksimale të programacionit të dedikuar ku spikat “Studio Champions League”, emisioni ku analizohet çdo detaj i ndeshjeve nga specialistët më të mirë. Po kështu vijmë tek ju me programacionin e pasur të fundjavës, që i dedikohet totalisht “Champions”-it. Ndërkohë bëhuni gati të shijoni përmbylljen e sezonit aktual, me ndeshjet që do të startojnë në datën 7 gusht. Kujtojmë që sezoni kulmon me turneun “Final 8” , i cili do të marrë jetë në Lisbonë nga data 12 gusht, me finalen e madhe që do të luhet më 23 gusht. Emocionet e mëdha përjetohen vetëm në Tring, sepse ne do të vazhdojmë të jemi tribuna juaj vip, deri në vitin 2024!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME