Categories Lajme

Begaj pret homologun italian Sergio Mattarella: Kërkova të mbyllet sa më shpejt marrëveshja e sigurimeve shoqërore

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur homologun italian Sergio Mattarella. Kreu i shtetit italian ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.

Në përfundim ta takimit mes dy delegacioneve, Presidenti Begaj tha në konferencën e përbashkët për shtyp se mirëpret ndihmën e Italisë teksa Shqipëria ka hapur negociatat me BE-në.

“Në rrugëtim e saj euroatlantik kemi qenë me fat që kemi gjetur te Italia një mike të vyer dhe mbështetëse të përpjekjeve për integrim. Hapja e negociatave shënon një stacion të rëndësishëm të rrugëtimit tonë që kërkon përkushtim të shtuar.

Me Presidentin biseduam për vijimin e mbështetjes italiane si në rrafshin politik dhe atë teknik për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Ndamë përkushtimin që institucionet tona duhet të vijojnë bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm. E sigurova Presidentin se ne mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian”, tha Begaj.

Sipas tij “diskutuam për marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore.

I kërkova Presidentit mbështetje që të përmbyllet sa më parë dhe të pasohet me të tjera nisma. Të dyja palët e konsiderojnë shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në luftën kundër lëndëve narkotike, goditjen e organizatave kriminale, luftën kibernetike etj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME