Një kamion është shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës këtë të enjte. Autostrada është mbuluar nga shtëllungat e mëdha të tymit, ndërkohë që mjeti është djegur plotësisht, për arsye ende të paqarta. Për pasojë, është krijuar një trafik i rënduar në këtë segment rrugor. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, por nuk ka ende një njoftim zyrtar.
Categories
Lajme
Shkrumbohet kamioni, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës
