Categories Lajme

Behar Bajri kërkoi azil në Francë, por i “përplasën” derën: Nuk bëhemi strehë e mafies

Media franceze Europe 1 i ka kushtuar një artikull arrestimit të Behar Bajrit, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë akuzash të rënda.

“Franca nuk është dhe nuk do të jetë pika e kthimit e mafies shqiptare”, është ky mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore.

Sipas informacioneve të medias franceze, Bajri u arrestua të hënën në Strasburg, teksa mësohet se ai kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë.

“I kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare. Behar B., 43 vjeç, konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar.  Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht 2020”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza. Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Në dosje u zbulua gjithashtu se si Bajri kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Martinajn.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME