Categories Bota

Bëhet nënë 67-vjeçarja që ngeli shtatzënë në mënyrë natyrale

Një gjyshe 67-vjeçare ka lindur vajzë, në lindje të Kinës, duke u bërë kinezja më e moshuar që sjell në jetë një fëmijë pas një shtatzënie natyrale “Gruaja, me emrin Tian, lindi të premten me cezarian në provincën e Shandongut”, njoftoi media lokale. Materniteti i qytetit Zaozhuang konfirmoi se një 67-vjeçare kishte lindur në mjediset e tij, por pa dhënë detaje. “Fëmija është një dhuratë nga qielli për ne të dy”, deklaroi bashkëshorti i Tian, 68 vjeç. Sipas të përditshmes “Global Times”, bebja u quajt “Tianci” që do të thotë “Dhuratë nga qielli” në gjuhën kineze.

Nëse konfirmohet se shtatzënia e Tian ka qenë natyrale, bëhet fjalë për një rekord botëror. E përditshmja lokale “Jinan Times” theksoi se Tian ishte tashmë mama e dy fëmijëve mes të cilëve një djalë i lindur në vitin 1977, menjëherë para hyrjes në fuqi të politikës vetëm një fëmijë vendosur për të frenuar rritjen e madhe demografike në Kinë.

Fëmijët e tyre nuk ishin dakord me këtë shtatzëni, madje Tian tha se vajza e kishte paralajmëruar se nëse sillte në jetë këtë fëmijë, s’do t’i fliste me gojë. Gjithmonë e më shumë gra në moshë të madhe po përpiqen të kenë fëmijë në kinë që pas tërheqjes së ligjit për një fëmijë në vitin 2016. Në shtator, një 73-vjeçare nga India solli në jetë dy vajza binjake përmes fertilizimit in vitro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME