Categories Teknologji

Bëjeni këtë dhe shtoni ndjekësit në Instagram

Kur vjen puna te blogjet, gjithçka rrotullohet rreth numrave. Prioriteti juaj fillestar duhet të jetë rritja e numrit të ndjekësve, pasi shpeshherë, përkthehet në më shumë mundësi për ju si blogerë.

Në Instagram, e para duhet të jetë cilësia. Nëse keni një profil të kënaqshëm estetikisht, ndjekësit tuaj potencial tërhiqen që në vështrim të parë. Pa klikuar asnjë foto tuajën, kushdo që sheh profilin tuaj duhet të jetë i aftë të krijojë një përshtypje të kontetit që postoni. Hapi i parë: Zhvilloni një sens estetik. Ky hap ecën krah për krah me profilin e bukur për syrin. Çdob logere ka një mënyrë specifike si i bën, si i editon dhe si i poston fotot, ngjyra që shmangin dhe ngjyra që preferojnë. Me kalimin e kohës, profili juaj do të jetë më konsistent.

Risultati immagini per instagram., followers

Hapi i dytë: Bëni të mundur që llogari me më shumë ndjekës të ripostojnë fotot tuaja. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të fituar ndjekës. Blogeret e modës, për shembull, mund të postojnë një foto ku kanë veshur një brand specifik dhe ta etiketojnë brandin në fjalë – sidomos nëse e dini që ripostojnë foto të klientëve në Instagram.
Liketoknow.it riposton shpesh foto nga blogere mode, kështu që nëse keni një foto të mirë dhe etiketoni liketoknow.it, mund të fitoni goxha ndjekës, shumë lehtë.

Risultati immagini per instagram., followers

Hapi i tretë: Komentoni dhe angazhohuni. Komentoni në profile të tjera, të ngjashme me tuajin. Kur veproni kështu, rrisni shikueshmërinë e profilit tuaj.

Risultati immagini per instagram., followers

Hapi i katërt: Bashkëpunoni me blogere të tjera. Zgjidhni blogere që kanë stil të ngjashëm me tuajin. Nëse keni mundësi, bëni foto bashkë dhe postojini në profilet respektive. Ju jepni ca nga ndjekësit tuaj dhe merrni të tjerë mbrapsh.

Risultati immagini per instagram., followers

Hapi i pestë: Përdorni statistikat. Nëse keni një profil biznesi në Instagram, merrni të dhëna të përditshme mbi fotot që janë parë, pëlqyer, komentuar më së shumti. Shihni çfarë ka popullaritet dhe postoni më shumë nga ai lloj kontenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME