Categories Lajme

Rai 3: Si do të vinin me nëndetëse nga Venezuela në Shqipëri

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmjen e djeshme është transmetuar pjesa e tretë e dokumentarit ‘Narcotica’, ku flitet mbi faktin që Shqipëria është një qendër e trafikut të drogës, dhe në një sipërfaqe të konsiderueshme të territorit kultivohet lëndë narkotike.

Në një pjesë të dokumentarit prokurori i Antimafias Nicola Gratteri ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare, pasi sipas tij mafiozët shqiptarë janë të paprekshëm në vendin e tyre.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri.

Por sipas tij, grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.

‘Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.

Gazetari italian shprehet se mafia shqiptare tani nuk merret vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe atë të drogave të forta, si kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri.

Prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi, ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

‘Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, është shprehur prokurori Francesco Mandoi.

Ndërsa një tjetër punonjës i Guardia di Fincanca italiane në Shqipëri, është shprehur për ‘Narcotica’ se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019 janë arrestuar dhjetëra shqiptarë që kanë bërë trafik droge në Itali.

Shqipëria është damkosur tashmë nga disa media ndërkombëtare, si një “narkoshtet” në Evropë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME