Categories Lajme

Beleri në burg, Shoqata “Himara” protestë përballë Ambasadës shqiptare në Athinë

Shoqata Himara ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përballë ambasadës shqiptare në Athinë këtë të martë.

Protesta do të mbahet në shenjë solidariteti me Fredi Belerin dhe për të kundërshtuar arrestimin e tij, të cilin shoqata e himariotëve e cilëson si të padrejtë.

Përmes një deklarate zyrtare, shoqata fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe grekë t’i bashkohen protestës përballë ambasadës shqiptare në Athinë, në orën 18:00 në adresën: Nr. 7 Vekiareli, Filothei.

Njoftimi i plotë:

Protesta në Ambasadën Shqiptare ditën e martë më 23 maj në orën 18:00.

Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Çimarriotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.

Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare në Athinë.

Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.

Athinë, e hënë 22.05.2023 Shoqata e Himariotëve, “HIMARA”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME