Categories Lajme

Belgët thyejnë grupet kriminale në aplikacionin “Sky”, nisin bastisjet e mëdha

Policia bastisi mbi njëqind banesa mëngjesin e sotëm si pjesë e një aksioni për të gjurmuar dhe go ditur t rafikantët e k okainës.Ndryshe nga aksioni i zhvilluar një ditë më parë kur vëmendja e policisë u përqendrua në Antwerp, sot hetuesit janë fokusuar tek pronat në Bruksel. Bastisjet u bënë të mundura pasi policia fitoi akses në mesazhet e dërguara nëpërmjet telefonave të koduar “Sky ECC” në Operacionin Sky.  “Sky ECC” është një aplikacion komunikimi i cili përdoret nga grupet k riminale por që së fundmi është arritur të thyhet nga autoritetet.

Policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të d rogës për disa vite.  Hetimi shkaktoi një seri arrestimesh spektakolare edhe në mars.  Policia po vijon ndjekjen duke shkatërruar disa rrjete droge dhe duke arrestuar.

Dhjetë persona disa prej të cilëve punonin për kompani portuale u arrestuan në Antwerp të hënën.   Ata dyshohet se kanë futur d rogën në vend nëpërmjet portit.  Një bandë e madhe d roge u çmontua gjithashtu pas arrestimeve në disa lokacione. Me zhvendosjen e aksionit policor drejt Brukselit, mafia shqiptare besohet se është në sy të h etuesve.

Sipas mediave të huaja, Mafia shqiptare po luan një rol në rritje në trafikun e kokainës përmes portit të Antëerp-it dhe t rafikimit të njerëzve drejt Britanisë së Madhe, ku Belgjika është një vend tranzit.   Në mars të vitit të kaluar, hetuesit belgë udhëtuan në Shqipëri për të forcuar bashkëpunimin me kolegët e tyre shqiptarë.

“Organizata mendohet se është përfshirë në importin e të paktën 1.3 ton k okainë me vlerë rrugore mbi 50 milionë euro”, thuhet në mediat e huaja. Shtatëdhjetë përqind e hetimeve në Antwerp janë aktualisht me indicie për hetimin e Sky ECC, ndërkohë raportohet se janë gjithsej 194 dosje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME