Categories Lajme

Rrëfehen studentët: Ka korrupsionin në universitete, paguajmë tarifa kot, s’marrim shërbime

Jeta e studentore shpesh herë cilësohet si një ndër periudhat e arta, një stad ku veç marrjes së një profesioni, të bën ta shohësh jetën më ndryshe, është një fillim ku ëndrrat e thurura në periudhën e adoleshencës nisin të realizohen. Me  momente të bukura por edhe me sfida të shumta studentët kudo në botë hasin vështirësi, gjetja e një banese, plotësimi i bursës për të përfituar konviktin apo edhe punësimi gjatë periudhës universitare janë ndër situata ku shumica e studentëve i kalojnë brenda apo jashtë Shqipërisë.

Tre student të ftuar në emisionin “Jeto me orën” u ndalën tek jetesa e tyre. Studentja Rexhina Pelivani rrëfeu për moderatoren Kallaku vështirësitë e jetës në konvikt por ajo e kishte zgjedhur edhe për të sfiduar vetveten. Megjithatë shumë bashkëmoshatarë të saj dhe vetë ajo janë përballur me vështirësi që lidhen me kushtet.

“Kam parë vajza që qajnë, kushtet nuk janë të mira, megjithatë unë mendoj se çdo eksperiencë është individuale” u shpreh ajo. Ndryshe nga Pelivani, Gentian Tufa student, pjesë e Bordit Kombëtar Studentor tha se studentët paguajnë tarifa për shërbimë e që nuk i marrin madje sipas tij në universitete korrupsioni është i lartë . “Jam i pakënaqur nga jeta si student, paguajmë tarifa dhe s’kemi shërbime fare , ka korrupsion” u shpreh ai.

Ndërsa studentja tjetër Megi Stambollxhiu u shpreh se për t’ja dalë në Tiranë edhe punon edhe studion. Fillimisht për të nuk ishte e lehtë por tani duket se është mësuar nga kjo rutinë. “Kam filluar punë në një call center sepse nuk e përballoj dot jetesën këtu, në fillim ka qenë shumë e  vështirë por tani më ndryshe” u shpreh ajo. Studentët shqiptarë shpesh herë e kanë ngritur zërin për kartën e studentit.

Edhe pse një vit më parë pushteti vendor deklaronte se  karta e studentit mundëson që çdo student përfiton shërbime të ndryshme me çmime të reduktuara. Por rezulton se në disa pika shërbimi, si në mensa, kancelari, supermarkete edhe tek dyqanet elektronike nuk përfshihet asnjë ulje, studentët kanë konstatuar se i vetmi reduktim i ndjeshëm në çmim është ai i abonesë së transportit urban.

Pra të jesh student në Shqipëri përballesh edhe me situate të tilla.  Karta e Studentit është mjeti nëpërmjet të cilit rreth 40 mijë studentët që studiojnë në kryeqytet, synohet të përfitojnë çmime të reduktuara për produkte dhe shërbime të nevojshme për ta. Veç kësaj problematike është dhe tregu I punës që nuk ofron shumë për ta. Megjithatë jeta studentore me të mirat dhe të këqijat e saj mbetet si një nga periudhat më të bukura të jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME