Categories Opinion

Ben Andoni: Pse nuk duhet pri shur Teatri Kombëtar

Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kompleksi teatror  nuk duhet prishur, kjo për shkak sepse ka peshë shumë të madhe për qytetarët, sidomos për ata të Tiranës.

Ben Andoni: Për mua ka qenë e dhimbshme ndarja e artistëve. Ishte e pamundur që artistët të ndaheshin në këtë lloj forme dhe ajo çka kam parë është se artistët janë të paqartë për atë që duan në lidhje me teatrin. Në fakt i bashkon diçka e përbashkët, çështja e teatrit. Ka dy fryma. Ajo që lidhet me godinën dhe ajo që lidhet më pas me punën e vlerëve të teatrit. Personalisht besoj se një pjesë shumë e madhe e njerëzve mendojnë që kompleksi teatror nuk duhet prishur, unë i përmbahem personalisht kësaj. Të themi të drejtën realisht ajo godinë nuk ka trajta impozante, arkitekturore, por për Tiranën ka peshë shumë të madhe, sidomos për qytetarët e Tiranës.

Më tej analisti Andoni tha se që në vitet ’30 territori ku është sot Teatri Kombëtar, ka qenë i paracaktuar për godinën e një teatri.

Ben Andoni: Dikur ka pasur një projekt shumë interesant që unë e kam prezantuar nëpërmjet një lloj medie, por që  është anashkaluar. Ka qenë diçka shumë interesante. Që në vitet ’30 ky vend ka qenë i paracaktuar për godinën e një teatri, që ishte prezantuar një një shqiptar i rumanisë, i cili kishte mbrojtur doktoraturën në Bukuresht. Shpresoj që ai projekt të jetë i gjallë. Çuditërisht pas disa vitesh, teatri është ndërtuar para se të vinin italianët, teatri bëhet në të njejtin vend. Duke pasur këtë peshën e madhe historike brenda, personalisht kam qenë partizan i asaj që ky territor është i dedikuar për teatrin, sepse ka vlerë shumë të madhe jo thjeshtë godina, por e gjithë hapësira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME