Categories Lajme

Bënin gara shpejtësie në Mullet, shoqërohen në polici 11 persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar 11 persona në polici pasi akuzohen se kanë bërë gara me makina në në Mullet.

Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor.

Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Organizuan gara shpejtësie në Mullet dhe bënë thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre, Policia Rrugore e Tiranës ndërhyn në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Identifikohen dhe shoqërohen në Komisariat, 11 drejtues automjetesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimim e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve.

Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor.  Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët 🚶🚸

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME