Categories Lajme

Bënin kërdinë me vjedhjen e banesave në Ishull Shëngjin, arrestohen babë e bir

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Lezhë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”, është bërë i mundur arrestimi i babë e bir shtetasve S .K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç të cilët në bashkëpunim me shtetasit e proceduar penalisht kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me  fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza  dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës”.

Vihen në pranga dy nga autorët të dyshuar të disa vjedhjeve, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe  procedohet penalisht 1 shtetas,  të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen dy armë zjarri, armë gjahu e sportive, armë të ftohta, municion luftarak, dylbi dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Shëtitësit e natës”, si rezultat u bë e mundur arrestimi  shtetasve :S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali), banues në Ishull Shëngjin,  Lezhë.

U procedua penalisht shtetasi: S.Q., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: M.K.,27 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin, kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Po në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me  fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza  dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.Q., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartpërmendur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME