Categories Lajme

Bënin kërdinë në shtëpitë e Francezëve, 26 shqiptarë për 200 grabitje

Filloi sot, gjyqi për 26 shqiptarë etnikë, të cilët akuzohen për 200 vjedhje në Auvergne Rhône-Alpes dhe më gjerë. Ata kanë dalë përpara gjykatës në Saint-Etienne, Francë.

Sipas medieve franceze, 19 shqiptarë dhe 7 kosovarë dolën sot përpara gjykatës. Ata u ndihmuan nga katër përkthyes dhe rreth pesëmbëdhjetë avokatë. Në mesin e të ndaluarve është edhe një person i akuzuar për vrasje.

Kryetari i trupit gjykues, Francois Bouriaud,  dëgjoi 16 persona të cilët ishin “viktima” të grupit të rrezikshëm. Ndërsa thuhet se 140 presona kanë qenë në total “viktima” të bandës famëkeqe shqiptare.  Gjithashtu bëhet e ditur se 192 grabitje u atribuohen shqiptarëve të moshës 25 deri në 45 vjet.

Një shoqatë shqiptare, e vendosur në qendër të Firminy, Francë shërbeu si kamp bazë për të pandehurit. Grabitjet banda e shqiptarëve i kryente natën. Zakonisht ata i kryenin vjedhjet nëpër shtëpi të braktisura apo kur nuk kishte njerëz në banesë.

Harku kohorë i kryerjes së vjedhjeve ishte fundi i vitit 2015 deri në fundin e vitit 2017. Vlera e sendeve të sekuestruara ishte shumë e madhe. Imazhet e rreth 700 bizhuterive të gjetura nga hetuesit u paraqiten në sallën e gjyqit për të identifikuar pronarët e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME