Categories Lajme

Bënin kontrabandë me veshje, tre të arrestuar, mes tyre një doganier në Kapshticë

Një tjetër rast i kontrabandës me mallra është evidentuar në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Në pranga kanë përfunduar tre shtetas, njëri prej të cilëve doganier në këtë pikë doganore.

Si pasojë e aksionit të policisë në fshatin Dishncë, në kamionin që vinte nga Greqia janë sekuestruar një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, të cilat ishin kryesisht veshje, atlete dhe pajisje të ndryshme.

Materialet në ngarkim të personave të ndaluar i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Th. Dh., 42 vjeç, banues në Korçë.

– A. Zh., 51 vjeç, banues në Korçë.

– R. Sh., 56 vjeç, banues në Bilisht, Devoll (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin Th. Dh. dhe porositës të mallit shtetasin A. Zh., u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Zh., u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. Sh., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME