Categories Lajme

Beqaj i qëndron idesë së tij për shkurtimin e pagave të mësuesve

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka qëndruar idesë së tij për shkurtimin e pagave të administratës dhe disa pensioneve.

Në një intervistë televizive ai tha se nuk është e drejtë që ata që punojnë në privat të marrin një pagë minimale nga shteti dhe ata që janë në administratë, të paguhen me po të njëjtën pagë edhe gjatë këtyre muajve të koronavirusit.

“Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri në shpi, merr një pagë sa e merrte. Kjo nuk më duket e drejtë. Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti”, tha Beqaj.

Ai shtoi se sipas tij duhet të prekej edhe rroga e mësuesve pasi nuk bëjnë dallim nga ata që punonin në privat dhe tashmë marrin një pagë minimale në shtëpi

“Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë. Po paguajmë të gjithë nga taksat, ndaj o do përdorim një barabartë për të gjithë, sepse nuk është pagë për merita, është shumë financiare se si të jetosh në këtë situatë, ose sa merrnim të gjithë në shkurt. Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin dicka më shumë se minimumi”, theksoi Beqaj. /Opinion

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME