Categories Lajme

Beqaj merr komandën e drejtimit në Shkodër, nuk kursen ‘thumbat’ për Bushatin

Ilir Beqaj, i cili së fundmi është emëruar si drejtues politik i Partisë Socialiste në Shkodër ka zhvilluar ditën e sotme disa takime në këtë qytet me strukturat e PS-së.Takimi është zhvilluar në një ambient të hapur për të respektuar rregullat e Covid-19. Gjatë një prononcimi për mediat, Beqaj ka bërë më dije se mbledhja ka qenë informuese dhe për të është një privilegj rikthimi në Shkodër. Sa u përket ndryshimeve në qeveri, Beqaj tha se kjo është një kompetencë e kryeministrit Edi Rama.

“Ndryshimet në qeveri është e drejte e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen.”- tha Beqaj I pyetur në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale, Beqaj ka deklaruar se kjo është një çështje që e di presidenti, ndërkohë që ka shtuar se puna do të jetë e përqendrar në qarkun e Shkodrës, duke shtuar se do punojnë me deputetë dhe me kryetarë të bashkive. “Zgjedhjet lokale çështje që e di presidenti, zgjedhjet një ditë do të bëhen. Fillimisht puna jonë do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë.”- tha Beqaj.

Po ashtu Beqaj ka komentuar edhe largimin e Ditmir Bushatit, duke thënë se ai ka 14 muaj që nuk është aktiv në PS-në e Shkodrës.“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS-në Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS-së këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim në nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë  dhe as në Shkodër.”- ka thënë Beqaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME