Categories Lajme

Berat/ 68-vjeçari rrëzohet nga pema, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Starovë në rrethin e Beratit. Një 68-vjeçar mësohet se ka qene duke mbledhur arra së bashku me familjen në tokat e tij dhe nga pakujdesia ka rënë nga pema.

Lartësia nga e cila ka rënë i moshuari ka qenë fatale pasi ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme menjëherë pas rënies në tokë.

Familjarët e tmerruar kanë njoftuar menjëherë policinë që ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë i të moshuarit është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku viktima Syrja Hoxha do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore, që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes.

Mësohet se, familjarët e Hoxhës por edhe bashkëfshatarë të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, janë duke dhënë deklaratat e tyre në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë aksidentale që i mori jetën 68-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME