Categories Lajme

Berat/ Digjen 3 hektarë të parcelës me ullinj, flakët kanë qenë të qëllimshme

Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët. Flakët janë shfaqur fillimisht në në prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit,por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjitha plantacionet me ullinj.

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi drejt pemëve por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrëfikëse,flakët e mëdha janë lokalizuar shpejt,ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të reja.

Kjo për shkak të terrenit të vështirë kodrinor e të thepisur,që e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse në territorin e zjarrit,fikja e të cilit po kryhet me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me ullinj në fshatin Malinat.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrrollit situatën.Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor në muajt e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME