Categories Lajme

Shpërthen në flakë bombola e gazit në Berat

Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë në lagjen “Uznovë” në Berat, shkatërrohet dhe digjet tualeti dhe korridori i banesës,fatmirësisht s’ka familjarë të lënduar.

Një bombol e ndezur gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Bombola e gazit 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë,ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.

Shpërthimi i bombolës dhe më pas flakët e zjarrit kanë trembur familjarët,që kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Zjarri është fikur në kohë por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar.

Fatmirësisht bombola ka qenë e përmasave 3 kilogram dhe ka qenë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj. Asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit.

Sipas efektivëve zjarrfikës, mendohet se bombola ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qenë i fortë edhe për shkak të ambientit të mbyllur ku ishte vendosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME