Categories Lajme

Berat, Drejtonin motorçikletat pa leje drejtimi, ndalohen 4 të rinjtë

Berat, Policia Rrugore e Beratit, e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar p enalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Nga ana e specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh.B., 20 vjeç dhe F.B., 38 vjeç si dhe u proceduan penalisht shtetasit S.H., 17 vjeç dhe R.Sh., 14 vjeç.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa targa dhe pa leje drejtimi. Policia Rrugore e qarkut Berat falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME