Categories Covid-19

Berat, Dy infermiere dalin pozitive, mbyllet qendra shëndetësore

Koronavirusi po futet frikshëm çdo ditë e më shumë në institucionet shëndetësore në Berat. Dy infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në lagjen “Donika Kastrioti” kanë rezultuar sot “pozitive” me Covid-19.

Mësohet se infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur asnjë kontakt pozitiv të afërt apo brenda familjes dhe nuk dihet ende se nga janë infektuar. Ato ishin në shërbim në të njëjtin turn dhe mendohet se mund të jenë infektuar në punë,nga ndonjë pacient që mund të ketë qënë i infektuar por asimtomatik dhe që ka ardhur në këtë qendër për të kryer injeksione apo ndonjë shërbim tjetër. Infektimi i 2 infermiereve ka sjellë edhe mbylljen e Qendrës Shëndetësore Nr.1, pas dezinfektimit të plotë të të gjitha ambjenteve të brendshme të saj.

Burimet shëndetësore bëjnë me dije se qendra do të mund të hapet nëse do të arrihet të gjendet personel shëndetësor zëvendësues, deri në negativizimin e plotë të dy infermiereve të infektuara. Pas këtyre infektimeve të reja brenda kësaj qendre, i gjithë personeli i mjekëve dhe infermierëve është karantinuar dhe do t’i nënshtrohet tamponit.

Burime të besueshme brenda institucionit të DSHP-së Berat bëjnë me dije se problem ngelet vonesa në kthimin e përgjigjeve të tamponëve të kryer dhe aktualisht sot në Berat kanë mbërritur tamponët e kryer në 24 tetor. Sipas këtyre burimeve, vonesat prej rreth 10 ditësh në mbërritjen e përgjigjeve të testimeve të kryera e bëjnë të pamundur edhe hetimin epidemiologjik të zinxhirit të kontakteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME