Categories Lajme

I aksidentuar që nga Shkurti/ Qytetari nxjerr emrat: Nga OPGJ te mjeku i Traumës, si u manipuluan provat për të shpëtuar drejtuesin e kamionit, as kamerat e sigurisë nuk u morën

Tomorr Qama është aksidentuar nga një kamion në muajin Shkurt të këtij viti në zonën pranë “Cassa Italias”, ndërsa hedh akuza të forta në drejtim të Oficerit të Policisë Gjyqësore, dhe mjekëve në spitalin e Traumës.

Sipas Qamës, këta persona kanë bërë gjithçka që kanë pasur në dorë që të nxirrnin të pastër shoferin e kamionit, aq sa nuk kanë sekuestruar as pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë fiksuar momentin e përplasjes, së biçikletës me kamionin.

“Unë jam aksidentuar në datën 10 Shkurt nga një kamion te Casa Italia, shoferi ishte Ilvi Kalei, unë kam qenë në gjendje kome dhe më ka marrë ambulanca më ka çuar në spital. Oficeri i Policisë Gjyqësore që quhet Enrik Zelija ka manipuluar çdo provë. Ka marrë tre ekspertë, që ishin si dëshmitarët e kohës së diktaturës, janë manipuluar nga OPGJ. Nuk janë sekuestruar kamerat e sigurisë, çfarë shtypi ai person, shtypi një breshkë apo një njeri.

Unë kam qenë duke udhëtuar me biçikletë, më parakaloi dhe më kapi me rrotën e pasme, të aksit të dytë. Ka deklarata kontradiktore nga vetë drejtuesi i mjetit, dhe nga OPGJ, edhe një shofer fillestar e di që kjo është një zonë e drejptërdrejtë, nuk është zonë vdêkje siç e ka cilësuar ekspertiza. Zonë vdêkje quhet vetëm në rastet kur nuk e kap pasqyra.

Ka kamera ballë për ballë me vendin e aksidentit dhe ato nuk kanë kqyrur, ka pasur manipulim provash. Kam dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi unë vij nga një familje të përndjekurish politik. Për mua nuk ka asgjë rastësi, unë e falenderoj doktorin Fred Caka për ndihmën që më ka dhënë, se është dhe detyra e tij. Unë kam qenë në gjendje kome, dhe më janë dhënë 5 qese me gjak, kjo vonesë për të më futur në operacion ka qenë e qëllimshme, pasi ky zotëria që më ka aksidentuar ka pasur mik ose shefin e pavionit ose ministren Manastirliu.

Erdhi si familje kërkoi falje, dhe më pas përdori focën dhe mikun. Kjo është receta që më ka dhënë doktori për të blerë protezën 1950 euro, të cilën e blemë, para se të futesha në operacion. Nuk e di as unë se pse kur kam dalë nga operacioni, doktori më tha që të kemi vënë një protezë tjetër, e pyeta se pse dhe më tha ”kemi marrë urdhër”.

Unë kam dhimbje tani dhe nuk mund të shkojë më në spital, nuk e di se pse nuk më vendosën protezën që kam blerë vetë. Për protezën që kam në këmbë nuk e di se kush ma ka paguar, nuk e di as çfarë lloji proteze është, nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim. Doktori Alfred Cako më ka thënë që gjatë gjithë kohës ka punuar me urdhër.

Çështjen time e ka prokurorja Anila Karanxha, e cila si duket ka zvarritur çështjen deri tani, avokati im nuk ka se çfarë mund të bëjë, pasi procesi është në hetim akoma. Ka dhjetë muaj dhe është ende në hetim. Nuk e di se ku jetoj, çfarë ha unë, e bëjnë thjesht për të mbuluar çdo krim njerëzor, unë dhe për kurim duhet të shkoj në një shtet tjetër.

Kam marrë borxhe, pasi jetoj me qera, mua më vret Policia, më vret prokuroria, më vret shëndetësia, e kupton apo jo, këtu nuk funksionon shteti, hajduti këtu mbrohet me ligj. U falenderoj që po e bëni publike këtë çështje, dhe bëj thirrje që ti jepet fund luftës së klasave.

I bëj thirrje SPAK-ut, Byrosë së Hetimit që të më japin zgjidhje, u kërkoj ndihmë të gjithë biznesmenëve që të më nxjerrin nga kjo stituatë”, shprehet Qama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME