Categories Lajme

Berat/ Investimet në agroturizëm mbajnë njerëzit në fshat dhe sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm rural

“Agroturizmi është një formë e shkëlqyer biznesi për të mbajtur njerëzit në fshat dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale. Interesimi për të bërë investime të tilla ka ardhur gjithnjë në rritje”. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ishte në Berat ku vizitoi një nga kantinat me të njohura të verës në vend, që është gjithashtu edhe një pikë agroturizmi.

“Një model i shkëlqyer i agroturizmit i krijuar në familjen Nurellari. Një model i shkëlqyer i bashkëpunimit midis shtetit ndërmjet fondeve publike dhe iniciativës sipërmarrëse të kësaj familje. Një model i shkëlqyer për të ndjekur dhe për të dëshmuar që këto forma të sipërmarrjes mund të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm rural. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar dhe për të konkurruar jo vetëm në tregun vendas, por edhe në tregun ndërkombëtar, me një produkt si është vera”, tha ministri Çuçi duke theksuar se ky model duhet ndjekur edhe në zona të tjera të vendit me potenciale të shumta për prodhimin e verës dhe zhvillimin e agroturizmit.

Familja Nurellari në Berat ka përfituar rreth 30 milionë lekë të reja mbështetje nga Skema Kombëtare dhe programi IPARD për investimin në kantinën e verës dhe zhvillimin e projektit të agroturizmit.

Shqipëria ka rreth 11 mijë hektarë vresht të varieteteve të ndryshme. Ndërkohë gjatë vitit 2018 prodhimi i verës në vend u rrit me 9.1%. Produkti shitet në tregun vendas dhe për eksport. Në tre vitet e fundit janë mbështetur 6 subjekte me rreth 83 milionë lekë për investim në kantina vere. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka realizuar gjithashtu edhe krijimin e Kadastrës së Vreshtit, një bazë të dhënash shumë e rëndësishme për të gjitha parcelat me vreshta në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME