Categories Lajme

Berat/ procedohen penalisht 2 persona, transportonin pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit

Policia e Beratit ka proceduar penalisht  2 persona të cilët transportonin pllaka guri dekorative të marra nga Mali i Tomorrit. Mësohet se dy shtetasit me iniciale C.Q., 44 vjeç dhe A.Q., 49 vjeç, po qarkullonin me një kamion me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë, Goditet një rast tjetër i paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit.

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore. Procedohen penalisht dy shtetas të cilët po transportonin pllaka guri dekorative.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, evidentimit dhe parandalimit të krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasit C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan, (administrator subjekti) dhe A.Q., 49 vjeç, banues në Poliçan.

Shtetasi A.Q, u konstatua në aksin rrugor Çorovodë-Poliçan, me një mjet tip “Kamion”, në pronësi të shtetasit C.Q, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME