Categories Covid-19, Lajme

Berat. Të infektuar mësues, edukatore, mjekë dhe zyrtarë

Covid-19,java nis me shifra në rritje në Berat. Të prekur mësues,edukatore,mjekë dhe punonjës institucionesh. Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat edhe këtë fillim jave kanë njohur rritje të lartë, ku mes të infektuarve regjistrohen mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 1 infermier në Qendrën Shënderësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen sërish edhe mësues e edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

Infektime ka pasur edhe në shumë instutucione vendore në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të prekur 1 punonjës administrate në bashkinë Berat, 1 specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 operator shërbimi,1 shitëse dyqani ushqimor dhe 2 punonjëse fasonerie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME