Categories Lajme

Berati hap të hënën dyert e kalasë/ Hyrja falas në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

Muzetë, monumentet si dhe sitet arkeologjike do të hapen të hënën, 18 maj, dy muaj pas mbylljes së institucioneve kulturore për shkak të pandemisë. Kjo datë përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, ku hyrja në to do të jetë falas. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot një video me pamje nga Berati, duke e cilësuar atë një ftesë për vizitorët.

“Kartolina e radhës na vjen nga Berati, që mezi pret të hapë dyert e kalasë dhe muzeut përsëri për vizitorët. 18 maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeut. Hyrja falas”, thekson Margariti. “Do t’ia nisim aty ku e lamë, me Beratin plot me vizitorë. Pas më shumë se dy muaj të gjatë dhe sfidues do ta nisim aty ku e lamë. Do të zbulojmë thesare, do të eksplorojmë rrugicat, që tani më shumë se kurrë presin të shkelen”, – thuhet në videon promovuese të publikuar nga ministrja Margariti.

Vizitorët do të respektojnë rregullat e distancimit, sipas orareve të përcaktuar për zonat e gjelbra edhe të kuqe. Për të gjitha zonat e kuqe muzetë edhe sitet do të jenë hapur vetëm nga e hëna në të shtunë në orën 10:00 deri në orën 16:00. Berati është destinacioni i preferuar i shumë vizitorëve nga vendi dhe bota. Një interes të madh turistët kanë treguar për kalanë, Muzeun Ikonografik Onufri, Muzeun Etnografik, si dhe lagjet e vjetra e të qytetit: Mangalem e Goricë, si dhe Urën e Goricës.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë. Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME