Situata e pandemisë në qarkun e Beratit vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një shtrirje në shumë institucione të qytetit. Përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 4 mësuese, respektivisht 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bogdan, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht, 1 mësuese në shkollën private “Ylli i Mëngjesit”.
Gjithashtu pozitiv kanë rezultuar 1 infermiere në Repartin e Pediatrisë në Spitalin, 1 personel administrate në Burgun e Beratit dhe 1 polic në DPV Berat. Gjatë 24-orëve të fundit në qarkun e Beratit janë raportuar pozitiv gjithësej 12 persona, ndërkohë që në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar 695 mbartës të rinj të virusit, si dhe janë raportuar 17 vdekje Covid.
