Categories Lajme

Berberi nga Prishtina dhuron gjithë pazarin ditor për familjen e dy vëllezërve nga Gjilani

Në mesin e 50 viktimave të tërmetit në Shqipëri, janë edhe dy vëllezërit Abazi nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit, shkruan Gazeta Metro.Isa dhe Shemsi Abazi vdiqën nën rrënojat e një hoteli në Durrës, i cili u shemb si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ndodhi në ditën e martë.

Dy vëllezërit po punonin atje dhe po siguronin të ardhurat financiare për familjen, pasi që kushtet ekonomike i kishin të dobëta. Ndërkaq dje në Prishtinë një sallon i flokëve të meshkujve, ka dhuruar ndihma te kjo familje.‘Trend hairdressing’ ka dhuruar gjithë pazarin ditor te familja Abazi.

Kështu ka bërë të ditur ky sallon dje, se të gjitha të ardhurat e datës 29 nëntor, do të dorëzohen te familja e dy viktimave. Ndërkaq sot edhe Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 1 milion lekë të reja, apo 16 mijë euro, për familjen e dy vëllezërve Abazi. Dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit ‘Tropikal’ në Durrës. /gazetametro.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME