Categories Lajme

Bëri dasëm në hotelin luksoz në Vlorë dhe u largua pa paguar, “dorëzohet” italiani, pronari: Na kontaktoi vetë…

Dorëzohet’ italiani që mashtroi hotelin në Vlorë, paguan një pjesë të shpenzimeve të dasmës,
Pronari dhe administratori Vasil Bedini, i cili u mashtrua nga një qytetar italian, ka treguar se ky i fundit është ‘dorëzuar’.

Një ditë pasi lajmi ‘mori dhenë’ në të gjitha mediat vendase dhe fotoja e italianit qarkulloi kudo, qytetari ka marrë vetë guximin që të telefonijë Bedimin që e mashtroi me një çek fals dhe të kryente një pjesë të pagesës.

Në një prononcim për Syri TV, Bedini tha se italiani ende nuk e ka shlyer të gjithë pagesën, por vetëm një pjesë. “Na ka kontaktuar sot. Ka bërë një ndalesë dhe ka bërë transfertën e një pjesë të parave. Ende nuk e ka shlyer të gjithë shumën,”- tha Bedini ndër të tjera

Italiani akomodoi për një javë të gjithë të ftuarit e tij në dasmë në hotelin ne Vlorë. Ai bëri ceremoninë martesore me anë të së cilës kurorëzoi dashurinë me një shqiptare dhe u largua duke lënë si pagesë një çek fals. Pasi kjo gjë u zbulua, faqja zyrtare e hotelit publikoi foton e italianin duke e denoncuar atë për mashtrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME