Categories Lajme

Hidhet në treg prerja 10,000 lekëshe, si ta dallojmë nëse është false

Nga dita e sotme do të dalë në treg kartëmonedha 10.000 lekëshe, e cila sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka elementë shtesë të sigurisë, si holograma dhe filli i sigurisë që ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme ndriçimi, por mund të bjerë pre e prodhimit fals. Si ta dallojmë nëse kartëmonedha e re është false apo e vërtetë?

Përgjegjësja e departamentit të misionit në Bankën e Shqipërisë, Alba Gjoka, ka treguar në emisionin “Ditë e Re” hapat që duhet të ndjekim, për të kuptuar nëse kartëmonedha 10.000 lekëshe është false.

“Kartëmonedha 10 mijë lekëshe ka elementë të sigurisë në numër më të madh se kartëmonedhat e tjera. Banka e Shqipërisë e instrukton publikun që të kuptojë nëse një kartëmonedhë është e vërtetë, nëpërmjet 3 hapave:

Prek-Shiko-Lëviz.
1. Nëse e prek, kartëmonedha 10 mijë lekëshe është kartëmonedha e vetme, që në të dyja krahët ka printimin e ngritur. Nëse e prek në të dyja krahët ajo është e ashpër. Këtë specifikë e ka vetëm prerja e 10 mijë lekëshit.

2. Shiko – do të thotë që kartëmonedhën duhet ta drejtosh drejt një burimi drite dhe të shikosh aty figurën ujore. Është një hapësirë që duket sikur është bosh, por në të vërtetë nuk është bosh.

Nëse e vendos në dritë është figura ujore. Për veç portretit kryesor, Asdrenit, është edhe vlera nominale 10 mijë lekë dhe figura, pra janë tri figura brenda kësaj hapësire të vogël që quhet portreti ujor.

3. Lëvize kartëmonedhën drejt një burimi drite. Nëse e lëviz kundrejt dritës do shikosh fillin e sigurisë, që ndërron ngjyrë.

Do shikojmë shiritin hologram, që duken pullat e mëdha, me ngjyrë të argjend, por nëse lëvizin drejt dritës ndryshon edhe ngjyra, por edhe pamja e pullës. Kemi edhe librin me penë, i cili kur lëviz kundrejt dritës, ndryshon ngjyrë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME